Çmime të reja të derivateve të naftës

Benzinat EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 prej sonte në mesnatë do të shtrenjtohen për gjysmë denari në Maqedoninë e Veriut, ndërsa për aq do të lirohen EURODIZEL (D-E V) dhe Vaji ekstra i lirë për amvisëri (EL-1), kështu ka vendosur në seancën e sotme Komisioni rregullator për energjetikë (KRRE).
Çmimi i ri i EUROSUPER BS-95 do të arriijë 77 denarë, një litër EUROSUPER BS-98 do të shitet për 79 denarë. Për një litër EURODIZEL BS (D-E V) do të paguhet nga 68 denarë, si dhe 67,5 denarë për një litër vaji ekstra i lirë 1 (EL-1).
Po ashtu, do të zvogëlohet edhe çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit M-1 HC, për 0,242 denarë/kilogram dhe do të kushtojë 42.135 denarë për kilogram.
Në periudhën e fundit shtatë ditore çmimet referente të bursave botërore mesatarisht shënojnë rritje te benzina për 1. 292%, te dizeli ka ulje për 0.461, te vaji ekstra i lirë ulja është për 0.817% dhe te mazuti ulja është për 0.838% . Në periudhën e njëjtë kursi i denarit në krahasim me dollarin është më i lartë për 0.103%, ka informuar KRRE-ja në vendimin për ndryshimin e çmimit të derivateve.

Back to top button