Çmimet e konsumit në Kosovë u rritën për 5,3% në dhjetor

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK) për muajin dhjetor 2025.

Sipas ASK-së, “Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte më i lartë në një mesatare prej 5,3% në Dhjetor 2025 krahasuar me Dhjetorin e 2024, ndërsa inflacioni mujor u regjistrua në 0,7% krahasuar me Nëntorin 2025”.

Norma mesatare vjetore e inflacionit për vitin 2025 ishte 3,9%, ndërsa rritjet më të larta vjetore janë vërejtur te disa kategori kryesore:

Kafe, çaj dhe kakao: 15,2%

Shërbime të tjera për pajisjet personale të transportit: 11,6%

Pemë: 11,5%

Energjia elektrike: 11,4%

Mish: 11%

Pushime të organizuara: 10,3%

Rritje të tjera janë regjistruar te shërbimet hoteliere, shërbimet ambulantore, perimet, pijet alkoolike, produkte të kujdesit personal dhe mallra të ndryshme shtëpiake.

ASK thekson se “ra në çmime vetëm grupi i karburanteve dhe lubrifikantëve për pajisjet e transportit personal, me një ndikim minimal në IHÇK”.

Ky raport i ASK-së tregon se inflacioni vazhdon të ndikohet kryesisht nga shërbimet, energjia dhe ushqimet, duke reflektuar trendet e çmimeve në Kosovë për vitin 2025.

Back to top button