“Çmimi i rrymës rritet çdo vit”, Ejupi: Askush nuk mendon për ata njerëz që nuk punojnë

Burim Ejupi nga INDEP në ”Click” të RTV21 ka deklaruar se Kosova nuk po përballet me mungesë të energjisë elektrike, por me rritje të vazhdueshme të çmimit të saj.

Ndër tjera, ai theksoi se energji ka mjaftueshëm në rajon, por problemi kryesor mbetet kostoja gjithnjë e më e lartë, e cila po rëndon mbi qytetarët, sidomos mbi ata pa të ardhura.

“Nuk ka krizë energjetike, rrymë ka dhe ka rrymë edhe në rajon, por çmimi varion. Çdo vit rryma është duke u shtrenjtuar. Unë e kam paralajmëruar më herët se më shumë se gjysma e kostos së ujësjellësit është energjia. Fatkeqësisht, i vetmi send që nuk po shtrenjtohet në Kosovë është rroga. Askush nuk po mendon për ata njerëz që nuk punojnë,” tha Ejupi./RTV21/21Media

Back to top button