CNN dhe Bloomberg do të pezullojnë punën në Rusi

CNN dhe Bloomberg News do të pezullojnë përkohësisht punën e tyre në Rusi.
Vendimi vjen pasi presidenti Vladimir Putin nënshkroi legjislacionin që vendos dënime me burg deri në 15 vjet për personat e akuzuar për përhapjen e lajmeve të rreme për luftën në Ukrainë, përcjellë rtv21.tv
“Ndryshimi i kodit penal, i cili duket se është krijuar për të kthyer çdo reporter të pavarur në një kriminel thjesht nga shoqërimi, e bën të pamundur vazhdimin e çdo ngjashmërie të gazetarisë normale brenda vendit”, tha kryeredaktori i Bloomberg, John Micklethwait.
Një zëdhënës i CNN tha se do të ndalojë transmetimin në Rusi ndërsa ne vazhdojmë të vlerësojmë situatën dhe hapat tanë të ardhshëm duke ecur përpara.
BBC pezulloi operacionet e veta brenda vendit më herët të premten.
Disa faqe interneti, përfshirë BBC Russian, nuk janë më të aksesueshme brenda vendit. As Facebook, Twitter dhe YouTube./21Media

Back to top button