CNN largon punëtorët që nuk janë vaksinuar

Rrjeti amerikan i lajmeve CNN ka shkarkuar tre punëtorë të pavaksinuar kundër virusit COVID-19.
Shefi i CNN-it, Jeff Zucker u tha anëtarëve të stafit përmes një email-i të dërguar të enjten që u kujtoi atyre se vaksinat ishin të detyrueshme nëse raportojnë në zyrë ose jashtë në terren ku kanë kontakt me punonjës të tjerë, transmeton rtv21.tv.
“Më lejoni të jem i qartë – ne kemi një politikë tolerance zero për këtë,” shkroi Zucker.
Memorandumi u mor nga Associated Press pasi përmbajtja e tij u postua për herë të parë në Twitter nga reporteri i mediave CNN, Oliver Darcy. CNN nuk ofroi detaje mbi pushimet nga puna, ose ku ishin vendosur punonjësit.
Shumica e zyrave të CNN-it janë hapur tashmë në baza vullnetare dhe Zucker tha se më shumë se një e treta e anëtarëve të stafit të lajmeve janë kthyer./21Media

Back to top button