Çollaku: Masa 100% – E përkohshme
I ftuar në emisionin Argument Plus në RTV21, ishte shefi i stafit të presidentit, Bekim Çollaku
Rreth masës që është vendosur kundër produkteve të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës nga Qeveria e Kosovës, Çollaku deklaroi se kjo është masë e marrë në një situatë të caktuar politike, duke u parë si një mjet i domosdoshëm për të tërhequr vërejtjen e një shteti tjetër që të heqë dorë nga veprimet agresive kundër Kosovës, shkruan rtv21.tv.
Mirëpo sipas tij kjo duhet të jetë një masë afatshkurtër, dhe duhet gjetur mënyrë që në të ardhmen të mos vihet deri tek vendime të tilla, pasi mund t’i ketë 10 efekte pozitive, por do t’i ketë 100 efekte tjera negative./21Media