Çollaku thotë se historikisht Evropa ia ka frikën Rusisë
Profesori universitar i sigurisë, Fatmir Çollaku, sonte në RTV21 tha se nuk do të ketë luftë fare ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë.
Lidhur me tensionet ndërmjet këtyre dy vendeve, Çollaku deklaroi se është kalkulim strategjik i Rusisë për përfitime të ndryshme.
Ai në “Click” tha se historikisht Evropa ia ka frikën Rusisë dhe ia ka pasur frikën tërë kohën.
Ndër të tjera, Çollaku deklaroi se orientimi i Ukrainës do të jetë më larg Perëndimit dhe më afër Rusisë./21Media