Como refuzon ofertën e madhe të gjigantit anglez për Nico Paz

Skuadra e Serie-A, Como është vërshuar me oferta të mëdha për futbollistin e talentuar Nico Paz.
Media sportive raportojnë se Tottenhami ka dërguar një paketë prej 70 milionë euro, por edhe kjo është refuzuar
Në këtë sezon të ri të Serie A, Paz shkëlqen me një gol dhe një asist në fitoren 2-0 të Como ndaj Lazio, duke imponuar vlerën e tij dhe duke ndezur kërkesën tek tifozët e Tottenham, që kërkojnë nga presidenti Levy ta transferojë menjëherë
.Në një intervistë për SER Radio Club Tenerife, Paz theksoi se është i përqendruar në projektin e Como-s, duke refuzuar kontaktet me Xabi Alonson e Real Madridit dhe duke shprehur mirënjohje për gjigantin spanjoll për formimin e tij.
Dallohet investimi i madh në Como nën drejtimin e Cesc Fàbregas: klubi ka shpenzuar mbi 100 milionë euro për përforcime, ndër të cilët edhe rikonfirmimi i Paz, për të vazhduar të mbetet një nga gurët e projektit të ardhshëm.