Conte kërkon edhe Bastonin

Në mediat italiane po raportohet se Antonio Conte dëshiron një ribashkim me mbrojtësin e Interit Alessandro Bastoni në Tottenham pas Ivan Perisic.
Besohet se tani që Perisic ka vendosur të refuzojë një ofertë për kontratë të re nga “Nerazzurrët”, në mënyrë që ai të mund të pranojë një sfidë të re në Premier Ligë me Conten.
Reprezentuesi kroat ishte shprehur i zhgënjyer me klubin që e la atë deri në javët e fundit për të diskutuar kontratën e tij, duke konsideruar se ajo do të skadojë më 30 qershor.
Tani Conte dëshiron të tërheqë një tjetër lojtar nga Interi, ku fitoi Scudetton në sezonin 2020-21, konkretisht mbrojtësin Bastoni./21Media

Back to top button