Conte shpjegon përse Spence vazhdon të mbetet në stol

Antonio Conte ka shpjeguar se përse Djed Spence mbetet në stol te Tottenham.
22-vjeçari ka qenë i kufizuar në vetëm një paraqitje zëvendësuese këtë sezon – në City Ground në gusht – dhe ka mbetur jashtë favorit pavarësisht se Emerson Royal përpiqet të bindë në pozicionin që do të donte të zinte.
“Tifozët duhet të jenë tifozë. Tifozët janë tifozë, e kuptoj se ata mund të mendojnë gjithçka, por shoh çdo ditë se çfarë ndodh gjatë seancës stërvitore. Mundohem të bëj më të mirën për ekipin. Nëse më besojnë mua, atëherë më besojnë mua, por zgjedhjet janë të miat. Nëse nuk kam vendosur të zgjedh një lojtar, kjo është ndoshta sepse ai nuk është gati. Po flasim për një lojtar të ri me perspektivë të mirë, por e përsëris se përpiqem të zgjedh skuadrën më të mirë”, ka thënë Conte.
Spence mund të ketë një mundësi për të bërë përshtypje gjatë javëve të ardhshme pasi braziliani Royal “do ta vuajë” kartonin e kuq që mori në një humbje 3-1 në derbin e Londrës veriore ndaj Arsenalit./21Media

Back to top button