Conte shpreson të qëndroj te Chelsea

Interi në krye të listës së dëshirave për trajnerin e ardhshëm ka Conten

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte shpreson për një qëndrim afatgjatë në Stamford Bridge, pasi sezoni i shkëlqyer i parë në Ligën Premier duket se do të përfundojë në lavdi me titullin e fituar.

Conte, ka rënë dakord për një marrëveshje tre-vjeçare prillin e kaluar dhe për 12 muaj në Chelsea.

Klubi i Interit ka plane ambicioze nën pronarët e tyre të pasur Suning Group dhe thuhet se kanë vendosur Conten në krye të listës së dëshirave për trajnerin e ardhshëm, megjithatë, 47-vjeçari shpreson të jetë edhe për një kohë të gjatë trajneri i skuadrës londineze.

“Unë shpresoj që të qëndroj për një kohë të gjatë këtu. Trajnimi nuk është një punë e lehtë dhe shumë varet nga rezultatet”, ka thënë fillimisht Conte për Sky Sports.

“Më pëlqen të mendoj se rezultatet janë të rëndësishme, por ato nuk janë gjithçka. Mendoj se për çdo trajner puna jonë është e rëndësishme për çdo ditë dhe më pas për t’u gjykuar. Gjatë lojës unë mendoj se kam treguar pasionin tim dhe vullnetin tim për të mos humbur. Unë nuk dua të humb. E dua futbollin dhe mendoj se njerëzit e kuptojnë pasionin tim. Është e madhe për të ditur se tifozët e Chelseat janë të kënaqur me mua”, përfundoi trajneri italian./21Media

Back to top button