Conte thumbon ashpër Tuchelin

Antonio Conte ka sulmuar Thomas Tuchel në rrjetet sociale, duke këmbëngulur se ai do të donte ta kishte shkelur atë, pas një derbi të ashpër në Londër.
Tottenhami i italianit rrëmbeu një barazim 2-2 kundër Chelsea të gjermanit në “Stamford Bridge” të dielën mes polemikave në fushë dhe përleshjeve jashtë saj.
Conte përmes një postimi në Instagram tha se “Me fat që nuk të pashë duke ardhur, do të ishte e merituar”, pasuar nga tre emoji që qeshnin.
Të dy drejtuesit u përjashtuan nga gjyqtari Anthony Taylor pas ndeshjes, me Tuchelin duke u mbajtur për dore Conten teksa shtrëngonin duart, para se ta kthenin atë drejt tij për të kundërshtuar për mungesën e dukshme të respektit të Contes që refuzoi ta shikonte në sy gjermanin./21Media

Back to top button