Corbyn merr përgjegjësinë për humbjen e zgjedhjeve
Kryetari i Partisë Laburiste, Jeremy Corbyn, e ka pranuar përgjegjësinë e tij personale për humbjen që e pësoi partia në zgjedhjet e përgjithshme
Zgjedhjet e jashtëzakonshme i fitoi Partia Konservatore e kryeministrit të deritashëm britanik, Boris Johnson.
Përmes një shkrimi të publikuar në “Observer”, lideri i partisë kryesore opozitare, Jeremy Corbin, i cili ka paralajmëruar se do të japë dorëheqje nga ky post në pranverën e ardhshme, tha se rezultati i këtyre zgjedhjeve ishte zhgënjyes në mënyrë dëshpëruese.
Ai tha se Partia Laburiste në këtë garë e pagoi çmimin për qëndrimin neutral ndaj procesit të Brexit-it, i cili nga disa votues u vlerësua si përpjekje për t’i shuar përçarjet mes përkrahësve dhe kundërshtarëve të largimit nga BE-ja, ndërsa nga disa të tjerë si dëshirë për të mbajtur një referendum të ri.
“Ne kemi pësuar një humbje të rëndë dhe unë e marrë përgjegjësinë time për të”, tha lideri laburist në shkrimin e parë pas humbjes, e cila ia mundësoi Partisë Konservatore që ta sigurojë një shumicë prej 80 ulësesh.
Corbyn gjithashtu u shpreh i bindur se partia e tij do t’i fitonte zgjedhjet dhe ai do të zgjidhej kryeministër, nëse gjatë fushatës nuk do të mbizotëronte tema e Brexit-it