“CorrWatch”: Ministria e Financave e ajo e Industrisë s’e lejuan monitorimin e disa proceseve rekrutuese

Iniciativa “CorrWatch” ka shprehur shpreh shqetësimin për, siç është thënë, mbyllje dhe mungesë të transparencës të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) dhe Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) në proceset e rekrutimit për drejtor ekzekutiv të Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës (ARBK) në kuadër të MINT, sekretar të përgjithshëm në MFPT, drejtor ekzekutiv në Agjencinë e Punësimit të Republikës së Kosovës dhe drejtor ekzekutiv në Agjencinë Qendrore e Prokurimit (AQP).
Tutje thuhet se monitorimi i shoqërisë civile në procese të rekrutimit është i garantuar edhe me legjislacionin në fuqi.
“CorrWatch” thuhet se ka bërë kërkesë për monitorimin e këtyre pozitave por se nuk janë njoftuar për asnjërën fazë të procedurës për pozitat e lartcekura.
“Në rastin e drejtorit ekzekutiv në Agjencinë e Punësimit, ‘Corrwatch’ është njoftuar që njësia përgjegjëse është duke pritur përgjigje nga ministri i MFPT. Për pozitën e drejtorit ekzekutiv në AQP dhe sekretarit të përgjithshëm në MFPT, ‘Corrwatch’ nuk ka marrë asnjë përgjigje si dhe nuk është njoftuar për ta monitoruar procesin. Në MINT janë përgjigjur se do të lejohet monitorimi vetëm në fazën e verifikimit paraprak. Megjithatë, edhe përkundër konfirmimit, ‘CorrWatch’ nuk është ftuar për monitorimin e fazën e verifikimit paraprak”, thuhet në reagim.
Mohimi i përfshirjes së shoqërisë civile nga këto ministri thuhet se është i kundërligjshëm, cenon garancitë e dhëna me ligj si dhe transparencën si njëra nga shtyllat kryesore të meritokracisë.