Costa: Trajtimi i shqiptarëve të Luginës luan rol në anëtarësimin e Serbisë në BE

Presidenti i Këshillit EvropianAntonio Costa, ka thënë se Bashkimi Evropian po ndjek nga afër trajtimin e pakicave kombëtare nga auto, ritetet serbe, posaçërisht komunitetin shqiptar në Luginën e Preshevës.

Costa ka siguruar se Bashkimi Evropian është duke ndjekur nga afër trajtimin e pakicave kombëtare nga autoritetet serbe, posaçërisht komunitetin shqiptar në Luginën e Preshevës.

Në një letër dërguar më 18 korrik deputetit të vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, Costa ka theksuar se “të drejtat e pakicave kombëtare do të jenë pjesë e rëndësishme e angazhimeve që Serbia duhet të përmbushë në kuadër të procesit të saj të anëtarësimit në BE”.

“Të jeni të sigurt se BE-ja po e ndjek trajtimin e pakicave kombëtare, përfshirë komunitetin shqiptar në Serbi. Kjo është e rëndësishme sa i përket angazhimeve të Serbisë në procesin e anëtarësimit të saj në BE. Serbia pritet që të bashkërendojë kornizën ligjore në përputhje me të drejtat e pakicave sipas standardeve ndërkombëtare dhe evropiane”, thuhet në përgjigjen e zyrës së Costas, publikuar nga vet Kamberi.

Sa i përket çështjes së pasivizimit të adresave, Costa ka thënë se BE-ja do të vazhdojë t’i nxisë autoritetet serbe që të ofrojnë sqarime të qarta për publikun mbi mënyrën se si kryehen kontrollet për statusin e vendbanimit.

Back to top button