Gjinekologu Burim Krasniqi ka vdekur dje, pas përballjes me Covid-19.

Ai ka qenë duke u trajtuar në mjekimin intensiv qendror në QKUK, pasi i ishte komplikuar gjendja nga virusi.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë konfirmuar edhe kolegët, drejtori i Klinikës dr. Jakup Krasniqi dhe dr. Ilir Azizi.

Shoku im me i mirë… Dr. BUKI (Burim Krasniqi) Nder të kem një mik e koleg sikur ti. Në luftë me shumecka dole triumfus, e besoja që do dalesh edhe në këtë. Ke qenë shembull për të gjithë. Gjithmonë do të kujtojmë. Ngushllime familjes dhe kolegëve. Pusho i qetë shoku im, Qoftë i lehtë dheu i Kosovës, për të cilën punove dhe e ke dashur gjithmonë”, ka shkruar Ismajli.

Zoti në xhenet të drejtoft shoku jem”, ka shkruar Azizi.

Krasniqi është mjeku i shtatë që ka vdekur pas infektimit me Covid-19 në Kosovë.