COVID-19, për dy javë në Kosovë regjistrohen 19 raste

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës(IKSHPK) ka njoftuar se për dy javë në Kosovë janë regjistruar 19 raste të reja me Covid-19 në Kosovë.

Ani pse më 5 maj të vitit të kaluar Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka deklaruar fundin e Covid-19 si emergjencë globale shëndetësore.

Sipas IKSHPK-së, rastet i takojnë grup-moshave nga 0-9 deri 70-79 vjeç, ku grupmosha 30-39 vjeç kishte 4 raste, si grupmosha më e prekur.

IKSHPK po ashtu ka treguar edhe disa hapa për t’u mbrojtur nga infektimi.

Njoftimi i plotë:

Përditësim rreth COVID-19

Më 5 maj 2023, OBSH e ka deklaruar fundin e COVID-19 si emergjencë globale shëndetësore. Megjithatë, vende të ndryshme të botës dhe kontinentit evropian kanë regjistruar së fundi raste të reja të COVID-19, ndonëse intensiteti i tyre nuk ka reflektuar me rritje të shtrimeve në spitale apo ngarkesa të tjera të theksuara shëndetësore.

Autoritetet shëndetësore si masë kujdesi rekomandojnë praktikimin e masave parandaluese si mënyrën më të thjeshtë për të ulur rreziqet shëndetësore nga COVID-19, duke përfshirë infektimin, format e rënda të sëmundjes, shtrimin në spital apo edhe vdekjen.

Në Kosovë, në periudhën dy javore 10 – 23 korrik janë raportuar 19 raste pozitive dhe asnjë rast i vdekjes me COVID-19. Rastet i takojnë grup-moshave nga 0-9 deri 70-79 vjeç, ku grupmosha 30-39 vjeç kishte 4 raste, si grupmosha më e prekur.

Hapat që mund të ndërmerrni për të mbrojtur veten dhe të tjerët përfshijnë:

➡️Praktikimin e higjienës së mirë personale dhe kolektive 🧼🧴

➡️Qëndrimin në ajër të pastër 🌬️🌳🏔️

➡️Kërkimin e kujdesit shëndetësor për testim ose trajtim nëse keni shenja apo faktorë rreziku për sëmundje të rëndë 🏥🧪🩺

➡️Vaksinimi me doza përforcuese për të parandaluar COVID-in e zgjatur 💉

➡️Përditësimin me informacione rreth situatës me COVID-19 dhe sëmundjeve të tjera 📺📻🖥️📱📰

Back to top button