Covid-19: Shembulli i Izraelit!

Sot në Izrael u bë e ditur se askush,që aktualisht është në gjendje kritike nga infekcioni me virusin Delta në spitalet e këtushme, NUK KISHTE MARRË VAKSINË!

Izraeli nga sot ka kërkuar që të gjithë banorët e këtij shteti mbi moshën 3 vjeçare të tregojnë dëshmi të vaksinimit ose një test negativ për Covid-19 para se të hyjë në hapësira të mbyllura.
Restorantet, kafenetë, muzetë, bibliotekat, palestrat dhe pishinat janë ndër vendet e mbuluara nga sistemi “Green Pass”(dëshmi e vaksinimit).
Megjithatë, dëshmia e imunitetit nuk kërkohet për të hyrë në dyqane ose qendra tregtare.
Dy javët e ardhshme, para Festës së Vitit të Ri Hebraik më 6 shtator, do të ishin “kritike”, kanë paralajmëruar autoritetet zyrtare të shëndetësisë të këtij vendi.
Nëse gjërat nuk përmirësohen, “ne do të arrijmë në një bllokim, ku nuk do të shkojmë më larg se 100 metra nga shtëpitë tona”, kanë shtuar këto burime.
Që nga fundi i qershorit, Izraeli ka shënuar një rritje të infeksioneve të shkaktuara nga një varianti më ngjitës i virusit – Delta.
Ministria e shëndetësisë raportoi të martën per 7.870 raste të reja me Covid-19, pak më pak se një rekord ditor në kete 6 mujor – 8.752 infektime që u shënuan të hënën!
Javën e kaluar mbi 120 njerëz ne këtë vend kanë vdekur pasi u infektuan me virusin Delta, ose dyfishi i numrit të përgjithshëm mujor të regjistruar në muajin e kaluar, nderkaq që 600 njerëz janë në gjendje të rëndë ose kritike nëpër spitale.
U bë e ditur gjithashtu se askush që aktualisht eshte në gjendje kritike në spital-nuk e kishte marrë vaksinën!
Izraeli ka filluar të japë dozat e treta të vaksinëd Pfizer-BioNTech për njerëzit mbi moshën 50 vjeç, per punetoret shendetesorë,raporton BBC nga Tel Avivi./21Media

Back to top button