Covid-19 ua mori jetën tre vëllezërve kosovarë brenda një muaji

 

 

Tre vëllezër kosovarë kanë vdekur brenda një muaji – që të gjithë nga Covid-19.

Lajmin e ka bërë të ditur deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati.

Deputeti ka thënë se të ndjerët janë kushërinj të babait të tij.

Ferat Ymeri, Murat Ymeri, Berat Ymeri. Tre vëllezër, kusheri të babit, të cilët virusi i mori brenda një muaji. Tre njerëz të urtë e punëtorë, ashtu siç përshkruhen nga secili që i ka njohur. Virusi tashmë është kthyer në tragjedi për shumë familje. Sepse viktimat nuk janë vetëm statistika, por janë persona me emër e mbiemër, familjarë e prindër të dikujt. Fjalët ngushëlluese në një tragjedi të tillë e humbin efektin. Krejt çka mund të bëjmë është të lutemi që familjet të gjejnë forcën për ta përballuar këtë situatë, me shpresën që do të vazhdojnë t’i kujtojnë veprat e mira të më të dashurve të tyre. Pushoni të qetë kusho!“, ka shkruar Murati.

Back to top button