COVID-19: Varianti Omicron po afrohet!

Epidemiologët: Ky variant me simptoma jo aq të rënda, por preferohet marrja e përforcuesve
Afrika e Jugut, Mbretëria e Bashkuar dhe Danimarka janë tre nga vendet ku varianti Omicron tani po rritet, më pak se një muaj pasi u zbulua për herë të parë.
Mbretëria e Bashkuar po kërkon të vaksinohet nga frika për krizen qe pk iaralajmërohet, me një fushatë të përshpejtuar për të dhënë një dozë të tretë të vaksinës Covid-19 për të gjithë të rriturit e kualifikuar deri në fund të dhjetorit.
Ndërkohë, në Afrikën e Jugut, studiuesit thonë se të dhënat e hershme sugjerojnë se Omicron shkakton simptoma më të buta – por është ende e paqartë se sa rol luan imuniteti nga vaksinimi ose infeksioni i mëparshëm.
Danimarka po shqyrton kufizime të reja në një përpjekje për të kontrolluar një mori rastesh të reja.
Pra, çfarë mund të mësojnë vendet e tjera nga përvoja e tyre?
Është tepër vonë për të mbajtur virusin Omicron jashtë,pavarësisht se shumë vende kanë vendosur një sërë kufizimesh udhëtimi, ndérkaq që, varianti Omicron është përhapur me shpejtësi në mbarë globin,thuhet në një raport të zgjeruar të CNN-it/E.D.-21Media

Back to top button