COVID: Biden hoqi maskën në Zyrën Ovale

Biden: ‘Sot ishte një ditë e mirë për vendin, ne nuk kemi mbaruar ende’

Presidenti amerikan, Joe Biden ka përshëndetur një “ditë të shkëlqyer për Amerikën”, pasi zyrtarët amerikanë kanë thënë se amerikanët e vaksinuar me dy doza të vaksinës anti covid, mund të shkojnë pa maska ​​në ambientet e mbyllura por edhe ato të jashtme.

Presidenti Biden e hoqi maskën e vet në “Zyrën Ovale”, së bashku me ligjvënësit republikanë, deri sa po kumtohej per opinion udhëzimi lidhur me kete çështje.

Mirepo, me kete rast u tha se keshillohet që ende te mbahen maskat në ambiente të mbyllura e ku ka njerëz, siç janë rastet në autobusë, në aeroplanë dhe në spitale.

Administrata e Bidenit është përballur me presion për të lehtësuar kufizimet për njerëzit qe kane marr te dydozat e vaksinave anti covid.

Në një hap tjetër të madh për SH.B.A. në kthimin në jetën para-pandemike, presidenti i Unionit të punës të Federatës Amerikane të Mësuesve,me 1.7 milion anëtarë, bëri thirrje që shkollat ​​ne kete vend të rihapen plotësisht në vjeshtë.

Ngarkesa e çështjeve të koronavirusit në SH.B.A. ka rënë në pikën më të ulët që nga shtatori i kaluar, me numrin më të vogël të vdekjeve që nga prilli i kaluar.

Z. Biden, pastaj nënkryetari Kamala Harris dhe stafi tjeter percjellës, shkuan pastaj  pa maska per ta oercjellë një ngjarje në Shtëpinë e Bardhë – në “Rose Garden” për të trumbetuar rreth udhëzimeve më  te reja.

“Ne nuk do të shkojmë t’i arrestojmë njerëz,” shtoi z.Biden, duke u bërë thirrje amerikanëve jo të vaksinuar qe domosdo të mbajnë maska.

Në llogaria e vet në Twitter, z.Biden këshilloi edhe kështu: “Rregulli është tani i thjeshtë- Vaksinohuni ose mbani një maskë derisa ta bëni vaksinen! Zgjedhja është e juaja”… Presidenti amerikan nuk ka fuqi të urdhërojë amerikanët të vaksinohen ose të mbajnë maska.

Dr Rochelle Walensky tha të enjten në Shtëpinë e Bardhe nder te tjera se “kushdo që është plotësisht i vaksinuar mund të marrë pjesë në aktivitete të brendshme dhe të jashtme, të mëdha ose të vogla, pa pasur maskë”!

“Nëse jeni vaksinuar plotësisht, ju mund të filloni të bëni gjërat që keni ndaluar të bëni për shkak të pandemisë. Të gjithë e kemi dëshiruar këtë moment, kur mund të kthehemi në një fornë të normalitetit.”

Udhëzimet nuk zbatohen për objektet e kujdesit shëndetësor ose vendet si burgjet dhe godinat për të pastrehët. Maskat këshillohen ende për avionët dhe transportin tjetër publik.

Në prill, CDC tha që maskat mund të shmangen për shumicën e aktiviteteve në natyrë, por rekomandoi përdorimin e tyre në ambiente të mbushura me njerëz.

Dr.Walensky tha që njerëzit me imunitet te dobet preferohet qe të mbajne maskën në ambiente të jashtme.

Presidenti Biden i ka veen vetes një qëllim qe deri më 4 korrik -Ditën e Oavarësisë se SHBA-ve, për të vaksinuar 70% të amerikanëve me të paktën një dozë. Rreth 250 milionë doza te vaksinave anti- covid janë dhënë deri më tani, sipas vlerësimeve të fundit, raporton CNN./E.D.-21Media

Back to top button