Cramon i reagon Brnabiqit: Marrëveshjet e Brukselit nuk lidhen me rrugën e Kosovës për KE

Eurodeputetja, Viola von Cramon ka repikuar kryetares së Kuvendit të Serbisë, Anna Brnabiq, pasi akuzoi Bashkimin Evropian për mungesë kredibiliteti, duke thënë se 11 vjet pas nënshkrimit të marrëveshjes së Brukselit nuk është implementuar akoma Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Brnabiqit tha se përkundër kësaj, Kosovës nuk po i pengohet rruga për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Por, Viola von Cramon i ka thënë Bërnabiqit që ajo është pro Asociacionit, por shton se Marrëveshjet e Brukselit nuk janë të lidhura më anëtarësimin në Këshilli e Evropës.

“Sigurisht që nuk jam kundër CSM-së (përkundrazi jam pro), por Marrëveshjet e Brukselit nuk janë të lidhura me anëtarësimin e ardhshëm të Kosovës. Nëse keni një mendim devijues, kjo varet nga ju. Nëse doni të largoheni nga @coe, varet gjithashtu nga ju, por thjesht nuk mendoj se është serioze”, ka shkruar Cameron në platfrmën “X”./21Media

Back to top button