Cramon kundër litiumit që do ta forconte pushtetin e Vuçiqit

Ish-raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola Von Crammon, nuk po do që litiumi i Serbisë të shkojë në favor të pushtetit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
Në një reagim të saj në platformën X, duke komentuar vizitën e kancelarit gjerman Olaf Scholz në Beograd, tha se BE-ja vërtet ka nevojë për litium, por jo në këtë formë.
“Se BE-ja ka nevojë për litium dhe të kalojë në e-mobilitet, është e padiskutueshme. Unë do të kisha preferuar zgjidhje të tjera se sa këtë fitim në pushtet për Aleksandar Vuçiqin. Sundimi i ligjit dhe demokracia janë fjalë të huaja për Vuçiqin. Media pothuajse tërësisht nën kontrollin e tij”, është shprehur ajo në këtë reagim.
Kancelari Scholz sot po qëndron në Beograd për të nënshkruar një marrëveshje për mbi lëndët e para kritike
Dass wir in 🇪🇺 Lithium f Umstellung auf E-mobilität brauchen, ist unbestritten.
Ich hätte mir andere Lösungen als diesen Machtgewinn f @avucic gewünscht. Rechtsstaatlichkeit &Demokratie sind Fremdworte f Vucic. Medien fast komplett unter seiner Kontrolle.https://t.co/heK75KCQOV— Viola von Cramon 🇺🇦🇪🇺🇮🇱 (@ViolavonCramon) July 19, 2024
.