Cristiano Ronaldo arrin rekord unik në futboll, shënoi mbi 100 gola për 4 klube të ndryshme

Cristiano Ronaldo bëhet futbollisti i parë që shënon 100 gola për katër klube të ndryshme

Futbollisti portugez Cristiano Ronaldo, sulmuesi i klubit saudit Al-Nassr, u bë lojtari i parë që ka shënuar të paktën 100 gola për katër klube të ndryshme.

Ronaldo (40) ka shënuar 450 gola për Real Madrid, 145 për Manchester United dhe 101 për Juventus, para se sot të shënonte golin e tij të 100-të për Al-Nassr, ku iu bashkua në dhjetor 2022.

Isidro Lángara, Romario dhe Neymar arritën të shënojnë nga 100 gola për tre klube të ndryshme, por Ronaldo tashmë shënon një arritje unike me këtë rekord të ri.

Back to top button