Çrregullohet komunikacioni në kryeqytet, s’punojnë semaforët

Mosfunksionimi i semaforëve në disa rrugë të kryeqytetit, sot ka shkaktuar kolona të gjatë të automjeteve, duke sjellur kështu edhe rreziqe për aksidente.
Udhëkryqi që lidhë rrugët “Bulevardi Bill Klinton”, me rrugën “Agim Ramadani dhe “Eqrem Çabej” dhe mosfunksionimi i semaforit ishte shkak i kolonave të gjata, përkundër faktit se aty u panë edhe zyrtarët policorë.
Kurse, një rrezikshmëri edhe me e madhe ishte tek udhëkryqi që lidhë rrugën “Agim Ramadani”, me rrugët “Fehmi Lladrovci dhe “Xheladin Rekaliu”, pasi edhe aty i gjithë komunikacioni zhvillohej pa semaforë.

Back to top button