”Crypto” e Don Xhonit arrin një milion klikime në YouTube brenda një dite
Reperi Don Xhon dy ditë më parë e ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor.
”Crypto”, titullohet kënga e re nga reperi e cila është finalizuar me videoklip.
Mirëpo, kënga duket se është pëlqyer shumë nga fansat e këngëtarit sepse deri më ka marrë 1 milionë klikime.
Artisti e ka postuar këngën në instastory teksa ka shkruar ”Ça me thane”.

Për videoklipin është përkujdesur produksioni “Sekuencë”./21Media