Çun Lajçi fiton çmimin ‘Aktori më i mirë në rol dytësor’ në Festivalin e filmit në Romë

Aktori shqiptar, Çun Lajçi është shpërblyer me çmimin “Aktori më i mirë në rol dytësor” në eventin e ndarjes së çmimeve të filmit në Itali, Rome Internacional Movie Awards 2022.
Përmes Facebook-ut ai u shpreh falënderues për çmimim që mori.
Lajçi është në skenë tashmë një kohë të gjatë, e ky çmim është edhe një më shumë në listën e çmimeve që ai ka marrë ndër vite.
Urime për çmimin: “Artisti ma i mirë”, n’rolin kryesor, i festivalit të Romës, m’thotë Eduart Grishaj, regjisori i filmit Sofia, që e kishte marrë, poashtu çmimin, për regjisorin ma t’mirë të atij festivali!
Kisha harrua se kam ba film n’Theth, para dy vitësh.
Kisha harrua ku kam luejt e çka kam luejt, që kur fillova me luejt rolin e shitësit të librave!
Për cilin rol, e pyeta!
Për Malësorin, n’filmin “Sofia”, me tekst të At Zef Pëllumbit!
Dy artistë amerikan e nji australian i pate konkurent! Po kush e mund rugovasin, m’tha dhe e mbylli telefonin!”, shkroi Lajçi në Facebook./21Media

Back to top button