DaBaby mori 350 mijë dollarë nga Dua Lipa për bashkëpunimin “Levitating”

Merita e artistit DaBaby u hoq nga remixi i këngës “Levitating” në bashkëpunim me Dua Lipën.
E gjithë kjo pas komenteve që ai i bëri në Rolling Loud Miami korrikun e kaluar, komente të cilat u cilësuan ‘homofobike’.
Sipas Billion Dollar Baby Ent, DaBaby u pagua rreth 350 mijë dollarë për pjesën e tij në këngën e Lipës.
Stunna Vegas ka thënë se DaBaby nuk është homofobik, ai s’ka gjë me homoseksualët.
“E di, ai nuk deshi më të vërtetë të thoshte asgjë të çmendur. Kjo industri është e çmendur”, ka thënë Stunna.
Menjëherë pas atyre komenteve, Dua u distancua nga reperi, ajo më pas lëshoi një deklaratë se ishte e befasur nga komentet e tij.
“Jam e befasuar dhe e tmerruar nga komentet e DaBaby. Unë nuk e njoh atë si personin me të cilin kam punuar. Fansat e mi e dinë se ku qëndron zemra ime dhe qëndrojë 100% me komunitetin LGBT”, ka thënë Lipa.
“Levitating” u pëlqye jashtëzakonisht shumë, qëndroi e dyta në Billboard Hot 100. Video e remix-it ka mbi 569 milionë shikime në Youtube./21Media

Back to top button