Daci-Zejnullahu: Prioritet i yni është përkrahja e sektorit privat

Kandidatja për deputete të Kuvendit të Kosovës, nga AAK-ja Emine Daci Zejnullahu në debatin zgjedhor në RTV21 tha se koalicioni AAK-Nisma- Konservatoret- Forumi Intelektual E30- Ideal ka përgaditur një program të detajuar në të gjitha fushat.
Daci-Zejnullahu tha se ky koalicion e ka prioritet sektorin privat pasi që sipas saj, ky sektor e mbush arkën e shtetit.
”AAK-ja ka prioritet përkrahjen e sektorit privat, ne duhemi të reflektojmë se sektori privat e mbush arkën prej taksave dhe tatimeve dhe mos ta shohim sekrotin privat si nje armik qe duhet ta luftojmë por si miqë që ta përkrahim”, tha Daci Zejnullahu
Gjithashtu në këtë debat u diskutua edhe për investimet e huaja, për çka Daci-Zejnullahu tha se ”Ivesitorët e huaj do t’i përkrahim edhe me politika jo tatimore”.