Kaloni te përmbajtja kryesore

Daçiq bojkotoi foton familjare të ministrave në Tiranë

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq bojkotoi foton familjare në Ministerialin e zhvilluar në Tiranë.

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani tha se nuk do të donte të fliste për qëndrimet e kolegëve.

“Do doja të flisja vetëm për atë që unë bëra, unë respektoj protokollin e formatit të Procesin e Berlinit, prandaj i ftova të gjithë të pranishmit të më bashkoheshin që foton e familjes ta bënim pranë flamujve tanë respektiv”, tha Igli Hasani.

Ministri gjithashtu tha: “Më lejoni të përsëris edhe njëherë që në presim që Serbia të nisë një hetim serioz, për grupin terrorist kriminal të përfshirë në sulmin e armatosur në veri të Kosovës, që pati një oficer të Policisë të Kosovës të vrarë dhe një të plagosur, si dhe lidhjet e këtij grupi me trafikantët e armëve dhe individë apo subjekteve të tjera në Serbi.”

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button