Dafina befason Dj Geek për ditëlindje
Dafina dhe Dj Geek aktualisht po shijojnë momentet më të mira të lidhjes së tyre.
Të dy jo rrallë herë publikojnë imazhe nga koha që kalojnë bashkë.
Kësaj radhe është Dafina ajo e cila e ka befasuar të dashurinë e saj me një dhuratë pak para ditëlindjes.
Është një motor i verdhë, i cili u prit shumë mirë nga Dj Geek. Ai nuk hezitoi për ta ndarë gëzimin me ndjekësit në rrjetin social Instagram.
Krahas një videoje dhe një fotografie që tregojnë momentin kur pranoi dhuratën , Geek ka shkruar: Dhuratë e hershme për ditëlindje nga gruaja”./21Media
View this post on Instagram