Dafina i reagon ndjekësit: Artistët që s’jua merr mendja i blejnë klikimet, unë s’kam nevojë
Shifrat e mëdha të klikimeve që këngëtarët shqiptarë arrijnë të shënojnë në YouTube, nxit vazhdimisht diskutime në rrjetet sociale.
Së fundmi, këngëtarja Dafina Zeqiri është akuzuar nga një ndjekës për blerje të klikimeve në YouTube. “Boll bleve klikime dhe komente moj. Turp t’ju vijë fundërrina”.
Ndërsa, këngëtarja ia ka kthyer përgjigjen duke thënë se nuk ka nevojë për blerje të klikimeve.
“Për ekip timin komplet? Të garantoj unë ty loqakaman që s’beljmë as pëlqime, as ndjekës as klikime. S’kemi nevojë, këngë të mira po nxjerrim, klubet e natës po i mbushim komplet/ S’kemi nevojë as poste ‘sold out (janë shitur biletat)’/ ‘bomba’ me publiku se na e dinë vlerë organizatorët dhe fansat”, është përgjigjur Dafina.
Ajo gjithashtu ka thënë se artistët që nuk ua merr mendja i blejnë klikimet.
“Artistët që mendja s’jua merr t’i blejnë gjatë natës 100 mijë klikime/për një orë deri në një milion klikime/për një orë, sa jeni duke parë ëndrra të mira. Ne i kemi organike këtu, e thash këtë”, ka shkruar këngëtarja në Twitter.
Artistat qe menja sjau merr ti blejn gjat nates ka 100k/ per 1ore deri ne 1million klikime/ per 1 ore sa jeni tu pa ondra tmira. We keep it organic ✌️ there, I said it! pic.twitter.com/Sy8qQboeaE
— DAFINA ZEQIRI (@Dafina_Zeqiri) August 2, 2022
Ndryshe, Dafina dje ka publikuar këngën e re “Dhimbje Dhimbje”. Deri tani kjo këngë ka arritur mbi 700 mijë klikime në Youtube./21Media