Dafina rikthen hitet e vjetra

Koncerti madhështor i Dafina Zeqirit, i paralajmëruar për datat 25 dhe 26 dhjetor në Prishtinë, ka hyrë në fazën finale të përgatitjeve. Këtë e ka zbuluar vetë bashkëshorti i saj, Kreshnik Gjergji, i cili ka publikuar një video në InstaStory ku Dafina shihet duke ushtruar vokalet për performancën e shumëpritur.Në videon e ndarë me fansat, Dafina dëgjohet duke kënduar një nga hitet e saj të hershme, duke rikthyer menjëherë nostalgjinë te publiku. Kreshniku e shoqëroi postimin me mbishkrimin:
“Dafina po rikthen hitet e saj të vjetra për të dyja shfaqjet dhe ju do ta përjetoni të gjithë atë epokë.”, ka shkruar ai.
Një paralajmërim i fortë se koncerti do të sjellë emocione të mëdha, energji të fuqishme dhe një ndjesi të veçantë për fansat që e kanë ndjekur prej vitesh.Ndërkohë, Dafina ka njoftuar se ka ndryshuar lokacioni i koncertit “Supernova”.
Dy netët do të mbahen në Pallatin e Rinisë, pasi vendi fillestar, Salla “1 Tetori”, është lënë jashtë përdorimit për shkak të zgjedhjeve emergjente që do të zhvillohen më 28 dhjetor.