Dafina Zeqiri mori infuzion para se t’i bashkohej protestës
Qytetarë të shumë janë mbledhur dhe po protestojnë në kryeqytet kundër dhunimit të grave dhe vajzave, pas rastit të fundit që ndodhi të shtunën në Prishtinë ku një 11 vjeçare u dhunua seksualisht nga pesë persona.
Në këtë aktivitet po marrin pjesë edhe fytyra publike e pjesëtarë të shoqërisë civile.
Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri, e cila është përkrahëse e kauzave për të drejtat e grave, ka dalë për të kërkuar drejtësi për viktimat e dhunës seksuale.
Para se t’i bashkohej protestës, këngëtarja postoi një fotografi duke marrë infuzion dhe më pas është paraqitur në protestë.

