Dafina Zeqiri nderohet me “Hyjneshën në Fron” nga kryetari i Prishtinës Përparim Rama

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i ka dhuruar këngëtares Dafina Zeqiri çmimin “Hyjnesha në Fron”.

Simboli “Hyjnesha në Fron” iu dhurua si shenjë nderimi dhe mirënjohjeje për kontributin e saj në muzikë dhe kulturë.

Përmes një postimi në Facebook, i pari i kryeqytetit ka thënë se artistja përfaqëson jo vetëm kryeqytetin, por të gjithë shqiptarët.

“Dafina Zeqiri është më shumë se një artiste e suksesshme. Ajo është za i fortë i brezit të saj, që përmes muzikës flet për liri personale, fuqizim të grave dhe guxim për të qenë vetvetja. Dafina e ka përdorur talentin e saj jo veç për hite, por edhe per mesazh per kauze. Ka fol për respektin, dinjitetin dhe të drejtat e njeriut, duke tregua se suksesi pa qëndrim nuk ka vlerë dhe se arti mundet me ndryshu jeten e njerzve”.

Back to top button