Dafina Zeqiri në rolin e aktores, bëhet pjesë e këtij filmi
Këngëtaren Dafina Zeqiri do ta shohim shumë shpejt në rolin e aktores në një projekt filmik.
Ajo do të marrë pjesë në filmin “Adnan Kafazi”, që është pjesa e tretë e filmave “Zonjusha” dhe “Diamanti”.
Lajmin e ka bërë të ditur aktorja tjetër pjesëmarrëse në këtë film, Edona Reshitaj, përmes një postimi në Facebook.
Reshitaj ka thënë se Dafina është një super aktore. “Në filmin “Adnan Kafazi”, e ka një super rol dhe e ka ça. Jemi të lumtun që na është bashkangjitë në film. Rrini gati”, ka shkruar Reshitaj./21Media
