Dafina Zeqiri në “Sunny Hill Festival”, ky është reagimi i artistes

Këngëtarja 33 vjeçare, Dafina Zeqiri do të këndojë në “Sunny Hill Festival” në Tiranë. Lajmi u bë i ditur sot nga faqja zyrtare e festivalit.
“E mrekullueshmja Dafina Zeqiri na bashkohet në Tiranë për të performuar hitet e saj të nxehta, që duam t’i këndojmë kudo që jemi!”, u bë e ditur në njoftim.
E krahas njoftimit, reagoi Dafina Zeqiri, e cila u shpreh se mezi pret që të këndojë në “Sunny Hill Festival”.

Kujtojmë që, “Sunny Hill Festival” në Prishtinë është mbajtur nga data 4 deri më 7 gusht, ndërsa në Tiranë do të mbahet më 26, 27 dhe 28 gusht./21Media

Back to top button