Dafina Zeqiri rikthehet me videoklipin e parë pas lindjes së fëmijës

Artistja e njohur Dafina Zeqiri po rikthehet fuqishëm në skenën muzikore me një projekt të ri, i cili do të shoqërohet edhe me një videoklip të ri muzikor.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes një postimi në llogarinë e saj në TikTok, ku ka ndarë disa detaje me ndjekësit e saj.

Sipas saj, ky rikthim në setin e xhirimeve është një moment i veçantë, pasi shënon videoklipin e parë që Dafina realizon që prej lindjes së fëmijës së saj.

Ndonëse ishte aktive muzikalisht, artistja nuk kishte realizuar videoklipe të reja pas lindjes, derisa tani po përgatitet të sjellë një tjetër projekt të plotë.

Ky rikthim shënon një kapitull të ri në karrierën dhe jetën e saj, ku Dafina po vjen më e përkushtuar se kurrë, duke balancuar më së miri rolin e artistes me atë të nënës.

@dafinazeqirigjergjiWe happy cause we shooting our first musicvideo tomorrow since I gave biiiirthhhhh

♬ original sound – Afrobeatsmood®

Back to top button