Daily Star shkruan për Shpat Kasapin

Këngëtari shqiptar Shpat Kasapi ndërroi jetë të mërkurën, pasi pësoi një atak të papritur në zemër në Monza të Italisë,ai dhe gruaja e tij Selvije Jao ishin në Itali për të kërkuar ndihmë mjekësore për djalin e tyre Roel, sipas Daily Star, përcjell portali rtv21.tv
Selvija ndau një postim prekës për ndarjen nga jeta të burrit të saj, duke shkruar se ai vdiq në krahët e saj.
Lidhur me vdekjen e tij ka reaguar edhe Bebe Rexha, e cila përmes rrjeteve sociale ka shprehur ngushëllimet e saj.
Në Instagram Bebe ka publikuar një video të Shpat Kasapit duke interpretuar këngë patriotike, duke vendosur një emoji pëllumbi dhe flamurit shqiptar.
Kasapi, i njohur për shumë hite, nuk kishte probleme shëndetësore të njohura, ndaj vdekja e tij ishte tronditëse për audiencën.
Ai ishte një figurë e dashur në muzikën shqiptare dhe kosovare, i famshëm që në fillim të viteve 2000 me këngë si “Ajo Me Mungon” dhe “Valle Kosovare./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?