Dalin pagat për punëtorët e shtetit
Sot bëhet ekzekutimi i pagave
Ministria e Financave më 29 qershor “gëzon” punëtorët që marrin pagë nga buxheti i Kosovës.
Ministria e Financave ka njoftuar se duke u nisur nga gjendja e mirë në bilancin bankar, ka bërë sot ekzekutimin e pagave për muajin qershor, për të gjithë shërbyesit e administratës publike dhe ata që marrin pagë nga buxheti i Republikës së Kosovës.