Dalin pamjet pas festës së ndeshjes Shqipëri-Serbi

Federata Shqiptare e Futbollit ka ndarë pamje nga prapaskenat e ndeshjes me Serbinë.
Në dhomat e zhveshjes dukej e gjithë festa kuqezi, me brohoritje të mëdha të këngës “O sa mirë me qenë Shqiptarë o hej”.
Shqipëria ka mundur Serbinë në Leskovac, me golin e Rei Ramanjt me rezultat 1:0 .
Federata e Futbollit e Kosovës ka reaguar ashpër pas ndeshjes Serbi – Shqipëri, duke dënuar thirrjet në kor kundër Kosovës dhe banderolat provokuese të shfaqura në tribunat e stadiumit të Leskovcit, ku u pa një flamur serb mbi hartën e Kosovës.
Në fund të reagimit, FFK ka uruar Kombëtaren e Shqipërisë për fitoren e merituar 1:0 ndaj Serbisë, duke e cilësuar atë si një fitore që “pasqyron karakterin, përkushtimin dhe forcën e futbollit shqiptar”.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?