“Dallavere” me patentë shoferë në Prishtinë – Policia në aksion
Një aksion policor po realizojnë një aksion në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë.
Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha i cili njoftoi se aksioni po realizohet nga ekipet për hetimin e Korrupsionit në kuadër të krimeve ekonomike, në bashkëpunim me Prokurorinë kompetente në Prishtinë.
“Policia e Kosovës, ekipet per hetimin e Korrupsionit ne kuader te krimeve ekonomike janë duke realizuar një operacion policor në bashkëpunim me Prokurorinë kompetente ne Prishtinë. Pas përfundimit te operacionit dhe raportimeve nga tereni detajet tjera do te bëhen te ditura më vonë nga kompetentët”, ka thënë Hoxha./21Media