Dallavere për një konkurs, aktakuzë ndaj tre personave të ndërmarrjes Trepça

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, njofton se A.H, E.M dhe B.A akuzohen se kanë bërë dallavere me një konkurs të shpallur në janarin e vitit 2020 në ndërmarrjen Trepça.

“Të njëjtit, kanë shkelur rregulloren e vlerësimit gjatë intervistimit me gojë të kandidatëve, ashtu që në vend të vlerësimit për çdo pyetje të saktë me njëzet (20) pikë siç rregullohet në udhëzim administrativ, në rastin konkret të pandehurit i kanë vlerësuar kandidatët me nga njëzetepesë (25) pikë për pyetje në total me mbi njëqind (100) deri treqind (300) pikë, duke i sistemuar në vende pune dhe themeluar marrëdhënie të punës me shtatë (7) persona, dhe me këtë veprim kandidatëve tjerë u ka mohuar të drejtën për punësim dhe kushte të njëjta ashtu siç parashihet me ligj”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë. /21Media

Back to top button