Danimarka do të marrë hua 300 çeli në burgjet e Kosovës

Danimarka ka nënshkruar marrëveshje me Kosovën për të marrë hua 300 çeli në burgjet e Kosovës.
Ministri i Drejtësisë i Danimarkës, Nick Haekkerup, ka treguar për marrëveshjen e arritur, ndërsa ka thënë se do të rriten edhe kapacitetet në burgjet në Danimarkë, raporton “Tv2.dk”.

“Në mesin e tjerave, ne jemi pajtuar se duhet bërë punë për të marrë me qira vende burgu në Kosovë për deportim të të dënuarve nga shtetet e treta. Dhe po zgjerojmë vendet në burgjet në Danimarkë si periudhë afatshkurte ashtu edhe afatgjate”, tha Haekkerup.
Back to top button