Danimarka heq të gjitha kufizimet për Covid-19

Autoritetet daneze kanë njoftuar se vendi nuk do të aplikojë asnjë masë antiCovid.
Më herët, ata të cilët ishin jashtë BE-së e Zonës Shëngen dhe duhej të udhëtonin për në Danimarkë, në rast që nuk kishin marrë vaksinën antiCovid, do duhej të kishin me vete një test negativ të Covid-19 brenda 24 orëve, në mënyrë që të hynin në vend.
Ministria e Shëndetësisë e Danimarkës ka njoftuar se filluar nga sot – 29 mars, vendi heq të gjitha kufizimet për Covid-19.
“Që nga 1 mars 2022, i vetmi kufizim ndaj Covid-19 ishte kërkesa e një testi negativ brenda 24 orëve, për ata që nuk e kanë marrë një vaksinë valide e cila njihet që çdo vend. Kjo masë do të hiqet filluar nga mesnata e 29 marsit – 2022, pas së cilës nuk do të ketë asnjë kufizim ndaj parandalimit të përhapjes së Covid-19 dhe nuk do të ketë kufizime as për ata që duan të hyjnë në Danimarkë”, thuhej në njoftimin e Ministrisë.
Sipas këtij njoftimi, të gjithë ata që udhëtojnë për në Danimarkë, pavarësisht a kanë një test negativ brenda 24 orëve apo nuk kanë marrë vaksinën, lejohet të hyjnë në vend, pavarësisht qëllimit të udhëtimit të tyre drejt Danimarkës./21Media

Back to top button