Danimarka i kërkon 300 qeli burgu me qira

Ministria e Drejtësisë pret ratifikimin e marrëveshjes në Kuvend
Për marrëveshjen ndërkombëtare në mes Danimarkës dhe Kosovës për të sjellë 300 të burgosur në Kosovë, e cila duhet të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës dhe nevojiten dy të tretat e votave. Në Ministrinë e Drejtësisë thonë se ka disponueshmëri për ta çuar përpara këtë marrëveshje. Meqenëse për marrëveshjen për huazimin e qelive të Qendrës së Paraburgimit në Gjilan nevojiten edhe votat e opozitës, nga partia më e madhe opozitare PDK, shprehen se mundësia për ta votuar këtë marrëveshje ekziston. Ndërsa, KMDLNJ thotë se marrëveshja krijon precedent të rrezikshëm pasi me këtë po dëmtohen Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe të burgosurit kosovarë./21Media

Back to top button