Dardan Berisha, kandidat i PDK-së për kryetar të Suharekës

Partia Demokratike e Kosovës ka prezantuar Dardan Berishën, si kandidat për kryetar të Suharekës, në zgjedhjet e 12 tetorit.
Në takimin e degës së PDK-së në Suharekë ishte edhe deputeti Enver Hoxhaj, i cili e përshkroi Dardanin si një lider me vizion dhe përkushtim.
“Takim i frytshëm në degën e PDK-së në Suharekë, ku nga strukturat u propozua Dardan Berisha – kandidat për kryetar të Komunës së Suharekës. Dardani është një lider me vizion, përkushtim dhe guxim për ta çuar qytetin tonë përpara!”, ka shkruar Hoxhaj.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?