Dardan Molliqaj zgjedhet kryetar i PSD-së

1 min read

Notice: Trying to get property 'post_excerpt' of non-object in /home/rtv21new/public_html/wp-content/themes/newsphere-pro/inc/hooks/hook-single-header.php on line 65

Molliqaj në vend të Ahmetit

Këshillit Drejtues i Partisë Socialdemokrate zgjodhi Dardan Molliqan kryetar i Partisë Socialdemokrate (PSD) me 83% të votave. Partia Socialdemokrate mbajti sot mbledhje të Kuvendit, me ç’rast u votua për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

“Fillimisht u votua që të rritet numri i anëtarëve të Këshillit Drejtues në 156, dhe më pas u propozuan dhe u votuan anëtarët e rinj të këtij organi të partisë. Në këtë organ u aplikua plotësisht edhe kuota gjinore e votuar më herët, 50:50. Në pikën tjetër të rendit të ditës delegatët votuan për zgjedhjen e kryetarit. I propozuari Dardan Molliqaj, përmes votimit të fshehtë mori 83.7% të votave për, duke u zgjedhur kështu kryetar i PSD-së”, thuhet në njoftimin e PSD-së, ku paralajmërohet se ditët në vijim do të bëhet edhe zgjedhja e strukturave tjera të partisë.

Këto zgjedhje erdhen pasi që  Shpend Ahmeti ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të Partisë Social Demokrate.  Dorëheqjen e tij Ahmeti e ka arsyetuar me rezultatin e PSD-së në zgjedhjet e 6 tetorit, por edhe siç ka thënë ai do t’i përkushtohet postit të Kryetarit të Prishtinës.

Në zgjedhjet e 6 tetorit, PSD-ja kishte garuar në një listë të përbashkët me AAK-në e Ramush Haradinajt. Sipas rezultateve të KQZ-së, PSD ka mbetur jashtë Kuvendit të Kosovës./21Media