“Dardanët” e rinj të fortë për Estoninë

Kombëtarja e Kosovës në grupmoshat U21 e ka mposhtur atë të Estonisë, në ndeshjen që ishte e vlefshme për xhiron e parë të kualifikimeve për në Evropianin Euro 2023 për grupmoshat U21.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Fadil Vokrri”, “Dardanët” e rinj mposhtën 2:0 Estoninë.

Golat për Kosovën i shënuan Arian Llugiqi (minuta e 40’) dhe Andi Hoti i cili e vulosi rezultatin final 2:0 në minutën e 70’.

Ndërkaq, Elvis Letaj i Kosovës u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 84’ të ndeshjes.

Kosova U21 e nis këtë cikël të kualifikimeve në mënyrën më të mirë, ku tani zë vendin e parë në Grupin D.

Në këtë grup gjenden edhe Bullgaria, Gjermania, Izraeli, Polonia dhe Estonia.

Rezultati final i ndeshjes, 2:0 në favor të Kosovës U21.

Back to top button