​DASH: Serbia të sjellë para drejtësisë përgjegjësit për vëllezërit Bytyqi

Në 25 vjetorin e vrasjes së vëllezërve Bytyqi departamenti amerikan i Shtetit i bëri thirrje Serbisë që t’i përfundojë hetimet e saj dhe t’i sjellë para drejtësisë autorët e vrasjes së.

Zëdhënësi i DASH-it, Matthew Miller, tha se, 25 vjet më parë, shtetasit amerikanë Yll, Agron dhe Mehmet Bytyqi janë vrarë në paraburgimin e policisë serbe. “Sot, autorët e këtij akti brutal mbeten të lirë”, sipas tij.

Vëllezërit Bytyqi kanë luftuar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kanë qenë shtetas të SHBA-së.

Ata janë vrarë në vitin 1999, pasi paraprakisht janë arrestuar nga autoritetet serbe për shkak të, siç është thënë atëkohë, hyrjes së paligjshme në Serbi.

Trupat e pajetë të tyre janë gjetur në qershor të vitit 2001 në një varrezë masive në Petrovo Sello, në lindje të Serbisë.

Back to top button